COVID-19 deperton në Kategori të Parë?

Sipas Ora News, tre futbollistë të Kategorisë së Parë dyshohet se janë infektuar me Koronavirus. Sipas burimeve, bëhet fjalë për tre lojtarë të klubit të Shënkollit, të cilët janë konstatuar me temperaturë të lartë.

Nga ana tjetër duket se klubi i gjendur në këto rrethana, i ka izoluar menjëherë lojtarët, ndërsa pritet që t’u merren tamponët e më pas të pritet për përgjigjet e analizave.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit zyrtare skuadra e rrethit të Lezhës nga Shënkolli e ka luajtur me Orikun afro një javë më parë.

Dyshohet se lojtarët në fjalë kanë patur kontakte me lojtarin e Bylis, Qardaku teksa më herët u pat prekur nga infeksioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!