Rifillon kampionati në Rio, Ronaldo kundër

Pandemia globale e shkaktuar nga koronavirusit nuk do ta ndalojë rikthimin e futbollit brazilian në fushat e gjelbërta. Kjo pavarësisht edhe protestave të shumta nga menaxherët e futbollistëve…

Ata mendojnë se një gjë e tillë është mjaft e rrezikshme, paçka se organet qeveritare braziliane kanë hapur dritën jeshile për rifillimin e kampionatit në shtetin e Rios…

Ndeshja Flamengo-Bangu u zhvillua të enjten në stadiumi “Marakana”, por të boshatisur nga tifozët. Ndërkohë të dielën, skuadra Vasko da Gama do të presë skuadrën Makae në stadiumin “Sao Januario”, gjithashtu të mbyllur për tifozët.

Por jo të gjithë janë në unison për këtë rinisje të futbollit. Një nga zërat kritikues është ai i ish-sulmuesit Ronaldo, apo “Fenomenit”, siç e ka quajtur media sportive.

“Unë jam kundër, Brazili po ndjek shembujt e vendeve të Europës dhe nuk po e merr në konsideratë urgjencën. Mendoj, se Brazili është akoma në kulmin e pandemisë, dhe të mendosh për të rikthyer futbollin, është shumë gabim,”– ka deklaruar ai.

Më tepër se 45 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Brazil, ku mesa duket, futbolli është mbi gjithçka në këtë vend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!