Mediat spanjolle: “Adios Killer”

sportiim2

Mediat spanjolle: “Adios Killer”

Jo te Barcelona por jo as te Juventus me skandalin e provimit të gjuhës italiane. Killeri i golit Suarez i bashkohet Atletiko Madrid për 6 milion euro. Barcelona dhe Atletiko Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Luis Suarez.

Barcelona:

“FC Barcelona dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen për Luis Suárezin, për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Luis Suarez ka fituar 13 tituj në gjashtë sezone me Barcelonën prej tyre: La Liga: 4, Liga e Kampionëve: 1, Copa del Rey: 4, Kupa Botërore e Klubeve: 1, Superkupë Evropiane: 1, Superkupë e Spanjës: 2.

Mundo Deportivo përcakton: “Një vrasës i vërtetë- Adios Killer”

?>