Vjen zyrtarizimi, Ismajli te Specia

sportiim2

Ardian Ismajli është zyrtarisht i Specias në Seria A. Operacioni i nisur ditët e kaluara u kompletua sot nga klubi i sapo promovuar në Serie A.

Ismajli ndiqej me interes në Itali dhe shumë klube e kishin kontaktuar mbrojtësin. Me Specian, akordi erdhi disa ditë më parë por angazhimi i mbrojtësit me kuqezinjtë si dhe disa sheqtësime fizike vonuan firmën mbi të ‘bardhë’.

Me të mbërritur në Itali dhe pas riaftësimit, mbrojtësi kuqezi, kaloi vizitat mjekësore dhe firmosi për tri vite.

Kjo është deklarata e pjesëshme klubit: “Ardian Ismajli është një lojtar i ri i Spezia Calcio. Mbrojtësi arrin nga Hajduk Split dhe ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin për tre vjet’

Ndërkaq klubi i Hajdukut, sipas mediave kroate, do të përfitojë 2 milion euro kompensim nga kjo lëvizje e ish- futbollistit të tyre.

?>