Romero në telashe, në dyert e policisë…

Karantinimi 2-mujor brenda mureve të shtëpisë, për shkak të pandemisë me Covid-19, përveç mërzitisë, ka krijuar edhe një lloj stresi psikologjik ndërmjet çifteve, që si pasojë ka prodhuar në ndonjë rast edhe dhunë brenda familjes.

I tillë ka qenë edhe rasti i mesfushorit të skuadrës së Partizanit, venezuelianit Aristoteles Romero dhe të dashurës së tij Raulimar Diaz. Konflikti midis tyre ka degjeneruar dhe çifti ka përfunduar në dyert e policisë.

Bashkëjetuesja e lojtarit të Partizanit e ka kallzuar 24-vjeçarin për dhunë, çka me shumë gjasa është fundi i lidhjes së tyre, raporton “Panorama Sport”. Policia ka vendosur një urdhër 10-ditor mbrojtjeje për Raulimar Diazin, që është e diplomuar në mjekësi, për t’i dhënë kohën e mjaftueshme vajzës për t’u larguar nga Shqipëria.

Venezueliani Romero, iu bashkua skuadrës së Partizanit gjatë merkatos së verës nga futbolli italian. I ardhur me shumë bujë dhe me mjaft pretendime nga skuadra e Krotones, ai në fushën e blertë të futbollit shqiptar nuk ka lënë gjurmë. Gjithsesi, ai do të kujtohet për këtë “bëmë” të tij gjatë kohës së koronavirusit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!