Reja nga Minsku: Kënaqem edhe me një pikë…
Edi Reja sipas axhendës së planifikuar, doli sot në konferencë për shtyp. Në Ninsk aty ku skuadra Kombëtare është akomoduar në pritje të sfidës hapëse të Nations League në Grupin C me Bjellorusinë nesër në 20:45.
Tekniku tha se ndeshja paraqet vështirësi. Jo vetëm sepse gjëndja e pandemisë globale ka tjetërsuar shumë gjëra por dhe nga kontigjenti i reduktuar në dospozicion.
Kërkon të fitojë duke u kënaqur edhe me një barazim. Ndaj Bjellorusisë, Reja qau faktin se UEFA ka qëndruar në pozicionin e tri ndërrimëve.
Objektivi?
“Objektivi është të fitojmë, pse jo grupin. Tani të shohim gjendjen fizike se lojtarët nuk e kanë nisur ende kampionatin ndërsa Bjellorusia është në mes të aktivitetit. Gjatë javës i kam parë mirë. Nuk di nëse do të mund të përballojmë 90 minuta, por një orë po, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.
Skuadrën bjelloruse e njoh, e kam studiuar. Më pëlqen Marinoviç, Dragun, ka të rinj. Ka disa vlera të mira, nuk do të jetë e lehtë për ne të triumfojmë, por do të bëjmë maksimumin.
Nuk do të bëj eksperimente, do të luajnë me shumë mundësi të zakonshmit, pastaj të tjerë që na janë bashkuar, do të kemi kohë për ta. Për fat të keq nuk kemi luajtur miqësoret, ndaj do t’i besoj grupit të vjetër.
Ajo që më shqetëson është gjendja fizike, jam shumë i lumtur për grupin që u takua pas 9 muajsh, pritnin me padurim të takoheshin. Kemi punuar në harmoni, ka raport të mirë mes skuadrës dfhe trajenrëve dhe kjo është shumë e rëndësishme, e kam pasur gjithmonë parësor grupin dhe kjo Shqipëri punon bashkë mirë. Edhe të rinjtë më japin përshtypjen se kanë cilësi, pastaj këto janë stërvitje, vlerësimet duhen bërë në ndeshje zyrtare dhe aty është diskutim tjetër se duhet të kesh shumë personalitet.
Memushaj i zevendësueshëm?Është e vështirë të zëvendësohet se ka cilësi dhe do na mungojë. Po provojmë me Laçin dhe të shohim në çfarë kondicioni është se edhe ai ka probleme. Mund të luaj me Abrashin edhe pse me karakteristika të ndryshme. Por në një ndeshje të tillë preferoj të kem lojtarë me temperament pasi ata janë një skuadër shumë e fortë.
Hysaj në qendër? Nëse Hysaj është mirë, kam nevojë që në krah ta kem dikë që vrapon, të ecë para. Edhe te Napoli e kam parë së fundmi të dalë para e të bëjë gol, ndonëse në të majtë, që nuk e bënte përpara. Ka marrë shtysë nga kombëtraja se ka shënuar me ne një gol të bukur. Në katërshe është i bllokuar, kurse këtu ka liri për të dalë para. Jo gjithmonë, se duhet kujdes edhe në mbrojtje, por me ne po bën mirë, më pëlqen rendimenti i tij.
Dyshe Sadiku-Çikalleshiu? Kam konsideratë për Sadikun, ka shumë besim para portës. Ideja ime ishte Çikalleshi-Manaj që janë ndjerë mirë bashkë. Por edhe Balaj ka shënuar tre gola së fundmi. Nuk kam shumë probleme para, ndonjë mund të kem mbrapa. Mendoj të gjej një formacion të përshtatshëm.
Katër pikë në dy ndeshje? “Luhet për të marrë maksimumin por do të ishte një rezultat shumë i mirë duke marrë në konsideratë situatën dhe një skuadër kundërshtare që është në kondicion fizik se është në mes të kampionatit. Ne ndonjë problem e kemi, do të mund ta kalojmë me grupin apo në aspektin taktik, kjo është ajo që të do të më pëlqente të shihja.
Objektivat i kemi thënë më parë, me Dukën fola për situatën. Kjo e Koronavirus që nuk na ka lejuar të punojmë si gjithmonë, zakonisht vinin lojtarët me 3-4 ndeshje të luajtura. Në 90 minuta shpresoj të mos ndodhë asgjë, për syrin e keq mbaj edhe hajmali.
Tre zëvendësime për situatën aktuale janë pak. Duhen bërë 5 siç u veprua në Itali e kundo duke marrë në konsideratë atë që po ndodh. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos karikojmë shumë ndonjë që do ta ndjejë lodhjen”,tha tekniku në Minsk.
