Kombëtarja niset drejt Bjellorusisë…
Pas konferencës për shtyp të trajnerit Edi Reja, listës paraprake, seancave përgatitore dhe analizave për COVID-19 në labaratoret e specializuara nga UEFA, kuqezinjtë u nisën sot nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ drejt Minskut të Bjellorusisë.
Në radhë, është ndeshja e ditës së premte me vendasit e Bjellorusisë në kuadër të edicionit të dytë të Nations League.
Dita e sotme ishte edhe një ditë e ngjeshur ndërsa tre nga lojtarët e ftuar nga Reja, Memolla, Ramadani dhe Ismajli, u shfaqen me probleme fizike dhe nuk udhëtuan me grupin kuqezi.
I gjithë delegacioni ka marrë çertefikatën e kontrollit mjekësor sipas udhëzimëve të UEFA-s.
