Arsenali në finale, Siti bie në FA Cup

sportiim2

Gjysmëfinalja e parë e Fa Cup: Arsenal-Siti 2-0 (Abumjenag 19′, 71′)

Sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubamejang, tërheq drejt finales së FA Cup skuadrën e tij. Sulmuesi gabonez për të cilin muajt e fundit u fol për një largim nga topçinjtë, shënoi dy herë në ‘Wembley’ ndaj Mançester Sitit në gjysmëfinalen e parë të FA Cup.

Ndonëse Siti ka kontrolluar lojën dhe ushtruar presion, formacioni i Artetës me dy shqiptarë në bord Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet nesër në orën 19:00 mes Mançester Junajtid dhe Çelsit.

Sakaq mbetur te Arsenali, mësohet se mes klubit londinez dhe Barcelonës, po punohet për një shkmbim të Kutinjos dhe Guendozit.

?>