Bulqiza, ringrihet pas 6 viteve…

Pas gjashtë viteve ndërprerje, ekipi i futbollit Bulqiza, këtë sezon merr pjesë në Kategorinë e Tretë.

Kërkon ngjitjen në Kategorinë e Dytë. Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, në rolin e presidentit, premtoi mbështetje të pakursyer nga ana e tij njëherazi dhe nga Bashkia që drejton.

E kam veshur më herët këtë uniformë të Bulqizës. Emocione kur ju shoh në fushë. Padyshim do keni mbështjen time të pakursyer.

Edhe Bashkia që drejtoj, du ju ndjekë me përparësi. Uroj të keni ecuri pozitive dhe së shpejti në Kategori të Dytë‘, -fjalët e Allës.

Ndërkohë ekipi i Bulqizës pak ditë më parë, luajti ndeshjen ndaj Osumit, duke fituar thellë 6-0 ndërsa dje fitoi jashtë 1-2 me Kinostudion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!