Reali ndalon merkaton në… hyrje

sportiim2

Reali i Madridit, klubi më i madh në botë, është shumë pranë fitimit të titullit të 34-t në La Liga. Pas rifillimit, 7 fitoret radhazi e kanë ngjitur skuadrën ‘merengues’ në vend të parë, 4 pikë më shumë se Barcelona.

Gjithsesi, edhe një superklub po ndeshet me lëkundjet ekonomike të ardhura nga pandemia globale.

Mediat iberike raportojnë se politikat e Florentino Perez për këtë verë te Reali janë zero futbollistë në hyrje, ndërsa synon të heqë qafe disa lojtarë.

Shpresojnë vërtetë që mund të mbledhin rreth 200 milionë euro, duke shitur lojtarët,– shkruan “Marca”, duke shtuar se ata tashmë kanë fituar 45 milionë euro për transferimin e Ashraf Hakimit te Interi.

Lista e largimeve, ajo qarkulluese brënda klubit duket e gjatë.

?>