Luftëtari, FIFA lejon merkaton…
Luftëtari më në fund sheh ‘dritë’.
Nga sot, edhe pse ka pak kohë në dispozicion, mund të kryejë federime të ligjshme në merkaton e janarit.
Për skuadrën gjirokastrite, lajmi vjen nga zyrat e FIFA-s dhe konfirmohet nga “News24” i cili i referohet burimëve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mësohet se krerët e klubit bluzi, kanë shlyer detyrimet e tyre ndaj uruguajanit Marko Aurelio dhe kanë marrë “ok” nga FIFA për të vijuar punën në këtë dritare transferimesh.
Emergjente mbajtja apo frenimi i eksodit të lojtarëve, por nuk duhet lënë pas dore dhe përforcimet për ekipin e Luftëtarit.
Gjirokastritët e patën deklaruar se zgjidhja do ishte në anën e tyre. Situata mbetet e vështirë në vend të parafundit por me betejen e parë të fituar, gjithçka mund të ngjasë…