Eriksen i Interit…
Është folur gjatë por Kristian Eriksen por sot, pasi u shfaq në Milano ka kaluar provat mjekësore dhe tashmë gjithçka duket e përfunduar.
Danezi 28 vjeçar, la Totenhemin dhe tani si dëshirë e madhe Kontes, e pret një aventurë për 4.5 vite në shtëpinë zikaltër.
7.5 milionë euro në sezon plus bonuset janë vlerat që do paguajnë drejtuesit e Interit për pagën e danezit. Pa përmendur këtu 20 milionë euro që shkojnë te arkat e Totenhem.
E gjatë pritja e tifozëve para shtëpisë zikaltër. Me moton ‘nëse nuk shikoj, nuk besoj’, ata u lumturuan kur morën sihariqin nga vetë futbollisti. Eriksen, i përshendet dhe jep disa këshilla…