Furxhi: E duam Kupën, luftojmë deri në fund
“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit”
Shefi i klubit të Teutës, Erind Furxhi, beson se Teuta e Durrësit do të arrijë të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Përballë do të ketë skuadrën e koutuar si ekipi më kualitativ, Kukësin.
Me objektiv Europën nga kampionati por dhe nga Kupa, drejtuesi i klubit gjeografikisht në perendim të kryeqytetit, shpresojnë që trofeu i dytë për nga rëndësia në vend, ti takojë Durrësit. Me një skuadër solide, mendojnë se nuk i druhen askujt…
“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon. Në takime të tilla rëndësi merr impenjimi por dhe fati”, -u shpreh shefi i klubit të Teutës së Durrësit, Erind Furxhi.
