Stërling, gati ‘kthetrat’ e Sitit…
Sipas ‘Daily Mail’ Rahem Sterling është gati të rinovojë kontratën e tij me Mançester Sitin.
Megjithë marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë (300,000 euro në javë), sulmuesi anësor anglez, mund të nënshkruajë një kontratë të re me ‘qytetarët’.
Madje edhe më të favorshme se ajo e një viti më parë. E gjitha kjo, për ta bindur lojtarin që të hedhë poshtë interesin e Barcelonës.
Në fakt 24 vjeçari i lindur në Kingston, rezulton ndër lojtarët më të kërkuar në treg. Më herët interes për Stërling, ka shfaqur edhe Real Madrid.