Kualifikohen të mëdhatë, Uellsit i vjen mundësia…
U luajtën sot shumë nga takimet e parafundit kualifikuese në grupe. Gjermania shpartalloi Bjellorusinë dhe siguroi kualifikimin. Edhe Holanda kalon më tej.
Kualifikim me përmbysje arriti nënkampionia e botës Kroacia e Daliç. Pas pjesës së parë të humbur me sllovakët, në të dytën shënojnë tri herë.
Belgjika then rekordin duke i fituar të gjitha takimet. Mund në transfertë Rusinë 1-4. Uellsi bën mrekullinë ndërsa me fitoren e sotme me Azerbajxhanin, rrit shanset për kualikim.
Takimin e fundit në grup e ka në shtëpi me hungarinë që pozicionohet një pikë mbi uellsianët.
Ndeshjet sot:
Gjermani-Bjellorusi 4-0, Irlandë e Veriut-Holandë 0-0, Azerbajxhan-Uells 0-2
Kroaci-Sllovaki 3-1, Austri-Maqedoni e Veriut 2-1.
Izrael-Poloni 1-2,Slloveni-Letoni 1-0, Qipro-Skoci 1-2,Rusi-Belgjikë 1-4,San Marino-Kazakistan 1-3.