Reja “rrëfen” bisedën me Dukën…
Kur ka kaluar mesnata e së premtes, presidenti i FSHF-së është larguar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” i Shkodrës.
Pikërisht në tribunën VIP të këtij impianti, për afro dy orën ai ka biseduar në një tavolinë me ish-trajnerin e Napolit, të Lazios apo disa skuadrave të tjera të Serisë A, argjentinasin Edi Reja. Ja se çfarë ka treguar për “Top Channel” argjentinasi, menjëherë pas këtij takimi.
– Mister Reja, si ju
duk ndeshja?
– Ka qenë një ndeshje e mirë e
Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati
konkluzion të rasteve.
– Cila është arsyeja
e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?
– Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme
italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.
– A do të pranonit një
kontratë si trajner i ri i kombëtares shqiptare?
– Jo, jo… Nuk flas për këtë….