Zvicëra fiton ‘finalen’, Spanja ka Rodrigon…

 Kualifikuese ‘Euro 2020’. Rezultatet e ditës:

Finlandë- Armeni 3-0, Zvicër- Irlandë 2-0, Gjiblartar- Gjerogji 2-3, Suedi-Spanjë 1-1, Rumani- Norvegji 1-1, Ishujt Faroe- Malta 1-0, Izrael- Letoni 3-1, Liehtenshtejn- Itali 0-5, dhe Greqi- Bosnje-Herecegovinë 2-1.

Zvicëra e mbajti fjalën dhe në takimin më të rëndësishëm të grupit tregon dhëmbët duke mundur irlandën 2-0. E nisi me dy shqiptarë në formacion por pas 27 minutave vetëm Xhaka mbeti në formacionin e Petkoviç (dëmtohet dhe del Mehmedi) që në të shkuarën ka pasur disa lojtarë me prejadhje shqiptare.

Spanja vuan në Suedi, me vendasit që udhëhoqën deri në kohën shtesë,teksa Rodrigo i hedhur në fushë si zevëndësues, barazoi dhe i siguroi Spanjës biletën që të nxjerr nga grupi.

Dramë edhe në Rumani. Fitorja dhe shpresat për të ecur mbetën deri në limite në kahun e rumunëve, por nordikët, arritën të marrin një pikë me anë të Sorloth në të 90+2. Pushkash, humbi një penallti për vendasit…

Italia shpërthen në ndeshjen ndaj modestëve të Lihtenshtejnit teksa me një formacion miks, realizojnë plot 5 herë.

Më herët, Finlanda shpartalloi 3-0 Armeninë duke i’u afruar historisë për të marrë pjesë në finalet e vitit 2020. Më parë, Jensen dhe më pas Puki dy herë autorë të golave. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!