Shameti: “Kukës po iki…”

Pas 6 viteve, largohet nga Kukësi gjirokastriti Ylli Shameti. Një ndër mbojtësit më të mirë të dekadës së fundit në Superiore, i thotë mjaft verilindorëve, me të cilët arriti të fitojë të gjithë trofetë: kampionat-kupë-superkupë. Lajmin e ka bërë vetë publik mbrojtësi në rrjete sociale.

Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti që të ndahem nga FK. KUKËSI! Dëshira ishte që ta mbyllja karrierën këtu por?? Arsyet??? Koha i tregon te gjitha! Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur!

Sot ka falënderime për të gjithë duke filluar nga presidenti, te të gjithë drejtorët teknikë, shefi i klubit, stafi mjekësor dhe të gjithë trajnerët nga i pari Armando Cungu që e kam gjetur te ekipi e deri tek Ernest Gjoka!

Padiskutim falënderoj të gjithë futbollistët që kemi punuar bashkë sidomos, kapitenin legjendar Rrahman Hallaçin si edhe kapitenin në detyrë Besar Musolli me të cilët kemi kaluar shumë momente të vështira për ta bere ekipin tashme një nga ekipet më të forta në Shqipëri! Uroj që këtë ta bëjnë edhe të tjerët në vazhdim që e kanë marrë përsipër!

Dhe si përfundim një falënderim për ata që unë i kam quajtur oksigjeni i ekipit, TIFOZAT KUKSIAN për të cilët ishte kënaqësi qe u kam dhënë momente të gëzueshme me golat dhe performancën time!

Faleminderit familja FK KUKËSI. I Juaji Y.SH 4!(Ing)”-shkruan gjirokastriti në Instagram

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!