Duka dhe Ademi, “hall” liçensash…

Armand Duka dhe Agim Ademi, dy presidentët e Federatave të Futbollit në Shqipëri dhe Kosovë, janë takuar sot në Tiranë.

Përtej porblemeve madhore që FSHF-ja ka me “formulen e re”, të organizimit të aktivitetit futbollistik 2019-20, Duka ka patur kohë të flasë me homologun e tij të FFK-së, lidhur me marredhëniet e ndërsjellta që përfshijnë angazhimet e lojtarëve të dy vendeve në kampionatet përkatëse.

Më tej u fol dhe per dukurinë e liçensimeve të trajnerëve me liçencat e UEFA-s (liçenca Pro) për ato kategori që FFK-ja nuk i ka funksionale (zotëron vetëm  liçencën “C” dhe UEFA “B”).

Armand Duka tha se do të pranojë me kënaqësi liçensimin e trajnerëve nga Kosova, duke shtuar se në bashkëpunim me UEFA-n, do kërkojë rritjen e numrit te tyre që aktualisht është i përcaktuar deri në 3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!