‘Zgjohet’ Silvinjo, Shqipëria fiton në Gjeorgji
Ndryshimet japin rezultat duhur. Ismajli, Ajeti shkëlqyen në mbrojtje, me Balliu e Mitaj anash kuqezijntë shfaqen të sigurtë.
Nations League/ Liga B, Grupi 1: Gjeorgji- Shqipëri 0-1 (Asllani 48′)
Ishte ndeshja vendimtare për fatet e Shqipërisë në Ligën B1. Ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, kuqezinjtë ia dolën të fitonin 0-1 me një gol të Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.
Goli u gatua me aksionin nga e majta. Mitaj, Bajrami dhe asisti i Tucit për Asllanin që vjen nga vija e ‘dytë’ duke dërguar topin në rrjetën e Mamadashvilit.
Në fakt Silvinjo e nisi me tre ndryshime. Në vend të Hysajt ishte Balliu, në qëndër krahas Ismajlit më të mirit në fushë u preferua një ekspert si Ajeti (jashtë Kumbulla) dhe në majë e nisi me Tucin në vend të Dakut.
Tej asaj që u pa në fushë, kryesisht në fundin e pjesës së parë por dhe fundin e së dytës, teksa skuadra vuajti, në përgjithësi gjithçka funksionoi.