Guardiola: Nëse Baxhio vjen si asistent, trajnoj në Itali

Robi Baxhio: Unë e ndjek gjithmonë Guardiolën, jam i lumtur me triumfet e tij. Gjithçka është e merituar”.

Pep Guardiola ishte i ftuar special i moderatorit italian Fabio Facio. Spanjolli duket se pas aventurës si futbollit me Breshian e ka ende Italinë në zemër. Në krah të tij një tjeter legjendë e futbollit të luajtur si Roberto Baxhio.

Trajneri i Mançester Sitit bëri shaka me shokun e tij të vjetër të skuadrës mes një kujtimi mes tyre, madje arriti deri aty sa të premtonte: “Nëse Roberto do të ishte asistenti im, unë do të vija menjëherë si trajner në Itali”.

Mes buzëqeshjes Pep mbylli thashethemet për të ardhmen e tij si për një “last dance” me Sitin dhe për kandidaturën e tij si trajner i Anglisë:

“Asgjë nuk është e vërtetë, thjesht sepse nuk kam vendosur ende. ende nuk e di se çfarë do të bëj në fund të sezonit, po marr pak kohë për të reflektuar.”/Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!