Jamal lë grumbullimin, RFEF: S’ka alarm, thjesht mbingarkesë
Anësori i Barcelonës Lamine Jamal do të largohet nga grumbullimi i Spanjës. Ylli iberik do të kthehet në klub për shkak të një dëmtimi muskulor i cili nuk është i rëndë, por që e pengon të luajë me garanci kundër Serbisë në Kordoba.
Lojtari, siç thuhet në faqen e Federatës, “iu nënshtrua një kontrolli këtë mëngjes në Madrid për të vlerësuar shqetësimin e raportuar pas ndeshjes kundër Danimarkës.
Testet nuk zbuluan asnjë problem strukturor dhe shërbimet mjekësore të RFEF konfirmojnë se është thjesht mbingarkesë”.