Luga trajneri i ri i Erzenit

Me Bespallën e larguar, një ndeshje të Nicës dhe tani radha e trajnerit të ri të Erzenit të Shijakut. Klubi i Erzenit ka caktuar Ergys Lugën si trajner të ri.

Në këtë mënyrë, Ergys Luga ka zyrtarizuar kthimin te shijakasit teksa vetë ka shkruar:

“Përshëndetje! Sot njoftoj rikthimin e bashkëpunimit tim tek Erzeni ku e kam detyrim dhe privilegj t’i shërbej këtij qyteti dhe klubi si kryetrajner.Skuadra nuk e meriton pozitën aktuale por me kurajë dhe këmbëngulje do t’ia dalim të kalojmë këtë situatë të vështirë.

Falënderim për presidencën dhe tifozët e zjarrtë shijakas dhe me mbështetjen e tyre ku të gjithë të bashkuar do të bëjmë të mundur daljen nga situata duke marrë pikët e nevojshme që do të na duhen për vazhdimësinë e kampionatit”, shkruan Luga në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!