Kualifikuese Euro U17/ Nesër Shqipëri- Holandë në “Air Albania”

Shqipëria U-17 luan nesër ndeshjen e dytë të grupit 3 të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 ndaj Holandës. Në stadiumin “Air Albania” në orën 15:00, kuqezinjtë do të përballen me rivalët më të fortë të grupit, megjithatë djemtë janë gati për të dhuruar një tjetër performancë të mirë pas ndeshjes me Kroacinë.

Kombëtarja U-17 ka vijuar me përgatitjet në Durrës, të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Andrea Tedesco për sfidën ndaj Holandës.

Po nesër, në orën 11:00 do të luhet ndeshja tjetër e grupit 3, mes Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Hyrja në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen Shqipëri U17 – Holandë U17 do të jetë falas. Federata e Futbollit i fton të gjithë tifozët në stadium për të mbështetur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Holandës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!