Shqipëria U19 triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi
Shqipëria U-19 triumfoi 3-2 ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e parë miqësore të luajtur mesditën e sotme në Tuz. Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, me raste dhe tre gola të shënuar nga Ron Hasani, Dran Vranici dhe Xheto Joi Nuredini.
Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Alain Taho (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Përndreca, Denis Prendi, Antonis Dama, Matia Huqi, Ron Hasani, Dean Vranici, Flavio Sulejmani (C), Jordi Jaku, Xheto Joi Nuredini.