Silvinjo mbivlerëson Çekinë dhe ideon formacionin

Sot në “epet ARENA” (20:45), Shqipëria përballë Çekisë vendase në duelin e tretë të Ligës B1. Braziliani i kuqezinjëve i beson ideve të tij.

E nisi plot pesimizëm konferencën për shtyp. Trajneri i Shqipërisë Silvinjo startoi në konferencë për shtyp duke mbivlerësuar në maksimum ekipin çek duke e konsideruar rivalin e sotëm ndër të tjera kështu:

“Çekia është skuadër shumë fizike, bën tranzicione të shpejta, do të jetë e vështirë. Çekia ka shumë lojtarë të mirë, ka mesfushorë të mirë që mund të shënojnë edhe gola”.

Në fakt ai tha se asnjë trajner nuk e përgatiti një ndeshje për barazim apo humbje ndërsa duke folur për strategjënë kuqezi shtoi:

“Është një ekip i vështirë, i ashpër dhe luan në nivele shumë të larta. Kanë luajtur në kampionate Europiane dhe Botërore. Ne si skuadër jemi rritur dhe përmirësuar, por duhet të përmirësohemi akoma më tepër. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, kemi lojtarë të mirë që po luajnë në nivele të larta”.

Ky është formacioni eventual i Shqipërisë (grafikisht).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!