Kualifikuese Botërori/ Ndalet Argjentina, Brazili tri pikë, bie Kolumbia
Me ndeshjen e mesnatës që vjen (03:30) ndërmjet Perusë dhe Uruguait mbyllet raundi i 9-të i kualifikueseve të Botërorit 2026 për Amerikën e Jugut (CONMEBOL).
Mbrëmjen e djeshme dhe mengjesine sotëm, u zhvilluan 4 takime.
Fillimisht Bolivia mundi Kolumbinë 1-0 më pas Ekuador- Paraguai 0-0 dhe Venezuelë- Argjentinë 1-1. Ndeshja e fundit luajtur këtë mengjes (02:00) ndërmjet Kilit dhe Brazilit përfundoi 1-2 për ekipin Seleçao.
Pas gjysmës së udhëtimit, kryeson Argjentina me 19 pikë. Gjashtë vendet e para nga 10 kombëtare në garë marrin më 14 shtator 2025 biletat për në Kupën e Botës 2026 ( zhvillohet SHBA, Kanada, Meksikë) ndërsa vendi i 7-të shkon në play off.
Kualifikuese Botërori 2026/ Amerikë e Jugut, raundi i 9-të:
Bolivi-Kolumbi 1-0
Ekuador- Paraguai 0-0
Venezuelë- Argjentinë 1-1
Kili- Brazil 1-2
Peru- Uruguai (02:00)/Sportiim.al/