Në Motegi, Banjaia fiton Garën Sprint, podi me Bastianini e Markez

Francesko Banjaia me Ducati, fiton Garën Sprint në Motegi të Japonisë dhe i afrohet disa pikë liderit të këtij botërori në Moto GP Horge Martin. Në këtë garë spanjolli erdhi i katërti.

Ndërkohë në podiumin e garës Sprint u ngjiten Enea Bastianini dhe Mark Markez, protagonistë të një dueli spektakolar në xhiron e parafundit, i cili u fitua më pas nga piloti italian, teksa arriti të mbronte vendin e dytë.

Keqardhje për Pedro Akosta-n pasi udhëhoqi një pjesë të mirë të garës, ndërsa më pas përfundoi në zhavorr kur dukej se po shkonte drejt një fitoreje shumë të mundshme.

Gara e zakonëshme e Çmimt të Madh të Japonisë zhvillohet të dielën në orën 07:00 ndërsa Martin që kryeson me 372 pikë. Ndjek Banjaia me 257-të pikë. Deri në fund duke hequr këtë të së dielës mbetën dhe katër gara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!