Besa dueli me Burrelin, Flamurtari drejt Peshkopisë
Kategoria e Parë zhvillon këtë të shtunë (nesër) 5 takimet e javës së 7-të të saj teksa e fundit një ditë më vonë.
Besa kryesuese do të presë në Rrogozhinë, Burrelin, në takimin e radhës mes tyre që si gjthnjë rrit interesin te kampet respektive.
Një tejtër sfidë delikate duket ajo që do të zhvillohet në Peshkopi ndërmjet Korabit dhe Flamurtarit të vendit të dytë. Me inters dueli i Pogradecit aty ku vendasit e teknikut Samuel Nikaj përballen me Kukësin e Çelës.
Derbi rajonal Kastrioti-Vora i takon ditës së diel ndërsa kjo ndeshje si gjithnjë me krutanët pritës luhet në Fushë Krujë. Të gjitha takimet e javës së 7-të nisin në orën 14:00.
Kategoria e Parë, java e 7-të:
14:00
Besa- Burreli
Valbona- Apolonia
Korabi- Flamurtari
Lushnja- Erzeni
Pogradeci- Kukësi
Të dielën:
Kastrioti- Vora/Sportiim.al/