Partizani-Dinamo, derbi dhe…Daja

Partizani-Dinamo 2-2 final

(Bintsuka 31 Rrapaj 90+2’/Mandela 5′ L.Vila 90+5)

AF Elbasani-Laçi 1-0 final

Partizani- Dinamo Siti dhe AF Elbasani janë dy duelet e fundit të javës së 4 në program sot në orën 19:00.

Të kuqtë fituan javën e kaluar 0-2 ndaj Teutës në Durrës ndërsa sot përballen me Dinamon e cila sot do të njohë debutimin e Ilir Dajës në timon.

Te të dy kampet kontigjenti duket i plotë. Sidoqoftë Partizani pati dilema për lojtarin nga Vushtrria Adnard Mehmeti zgjidhet ne formacion, teksa rivali i përforcuar me emra të spikatur gjatë verës nuk do mund të ketë mesfushorin Bakari Gudiabi (pezulluar me 1 ndeshje nga Disiplina). Probleme të vogla fizike edhe Qefalija, Qardaku, Nanai dhe Toli.

Ndërkohë në ‘Elbasan Arena’ po në orën 19:00, AF Elbasani takohet me Laçin. Verdheblutë pasi nisën mirë me një barazim me Skënderbeun dhe një fitore bindëse me Teutën befas u thyen në Elbasan nga Dinamo 2-1 (ishte udhëtues).

Nga ana tjetër kurbinasit pavarësisht lëvizjeve të shumëta në hyrje e kanë nisur shumë keq sezonin duke koleksionar vetëm dy pikë në tri ndeshje. Te vendasit Ardit Hila nuk është gati për teknikun Bordin teksa te bardhezinjtë, alternativat janë të plota.

Partizani: Qirko, Bytyçi, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Cara, Zeka, Bintsuka. Tr: A.Veselinoviç.  

Dinamo: Sali, Muzek, Hoxha, Lorran, Meksi, Dita, Karamba, L.Vila, Bregu, Zabërgja, Mandela. Tr: I.Daja 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!