Goditje e madhe, Papa bëhët i Laçit

Enriko Papa vishet bardhezi. Kurbinasit nuk kanë të ndalur në merkaton e verës teksa kanë prezantuar dhe arfrimin e bujshëm.

Bëhet fjalë për mesfushorin 31-vjeçar, një emër jo i ri për Superioren. Apolonia, Tomori, Butrinti, Bylis, Tirana, Teuta dhe Lushnja janë disa prej skuadrave për të cilat Papa ka kontribuar.

Por jo vetëm, pasi futbollisti nga Kuçova numëron edhe disa aventura jashtë Shqipërisë me Botoshanin, Çajkur Rizespor dhe së fundmi Sepsin në Rumani.

Lojtari 31-vjeçar me mjaft eksperiencë është gati për të pasuruar tashmë mesfushën kurbinase në një sezon që nuk ka nisur dhe aq mirë për këta të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!