Laçi prezanton Bockën, pas pak radha e…

Klubi Laçi po shkëlqen në merakto këto ditë të fundit. Pasi ka zyrtarizuar Opeh, Lleshi, Bullari, Ballhysa, Konate, Outara, Traore, sot radha e zyrtarizimit të Envi Bockës i cili në fakt u ‘prezantua’ dje me një supergol ndaj Egnatias.

—————————————————-

Debutoi me gol përballë Rrogozhinës, ekipi i Laçit prezanton zyrtarisht Envi Bockën. Kurbinasit kanë firmosur me mesfushorin 19-vjeçar duke zyrtarizuar kështu goditjen e radhës në merkato.

Bocka është aktivizuar më parë me Korabin dhe me Internacionalin, teksa këtë sezon do të mbajë veshur fanellën bardhezi.

Mesfushori u aktivizua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen e djeshme ndaj Egnatias duke e nisur me gol aventurën e tij bardhezi. Sakaq, gjatë ditës së sotme pritet të prezantohet dhe goditja e madhe e kurbinasve për këtë merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!