Vijnë nga Bregu i Fildishtë, Laçi zyrtarizon dy afrime të tjera

Laçi bën dy prezantime të tjera. Ndonëse 5 futbollistë u panë në tribunë gjatë Laçi- Tirana (të hënën) klubi bardhezi i cili dje festoi 64 vjetorin e themelimit, ka vendosur të bëjë publike afrimet e radhës.

Sori Ouatara dhe Titan Hamed Konate nga Bregu i Fildishtë, janë dy lojtarët e rinj të Klubit të Futbollit Laçi me kontrata 4 vjeçare.

Njoftimi i klubit bardhezi:

KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për 4 sezonet e ardhshme me dy futbollistët nga Bregu i Fildishtë, Titan Hamed Konate dhe Sory Ouattara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!