Pasurohet futbolli, ‘Kategoria e Parë’ nesër në fushë

Kategoria e Parë 2024/2025, ns rrugëtimin e ri me ndeshjet e parashikuara nga kalendari për nesër e shtunë 24 gusht.

Menjëherë në fushë të gjitha skuadrat (12) me bukurinë dhe rivalitetin tradicional e mbi të gjitha me objektivë të rinj.

Flamurtari, Besa, Vora, Kukësi, Apolonia, Kastrioti, Korabi,Lushnja, Burreali, Erzeni, Pogradeci dhe Valbona përbëjnë listen e plotë prej së cilës në fund të edicionit do të mësohen dy emrat që ngjiten automatkisht në Abissnet Superiore.

Një mundësi tjetër vjen edhe nga faza play off me katër skuadra të cilat renditen nga vendi i tretë deri te i gjashti. Fituesi përballet me të 8-ën e Superiores për biletën e fundit në elitë. Në fund, formula po ajo, vendi i 11-të dhe 12-të zbresin automatikisht në të Dytën ndërsa i 9-ti dhe 10-ti luajnë sfida play out.

Ndërkaq referuar kalendarit, asaj që është konstatatur me riformatimet e deritanishme, kjo javë ka disa vatra të forta sportive. Në Vorë vendasit e forcuar ndjeshëm këtë merkato përballen me Apoloninë, Pogradeci pret Kastriotin, Valbona prek historinë me Besën, Korabi gjithnjë rival i vështirë takohet me lagunarët e Lushnjës ndërsa Kukësi rigjen Erzenin në ‘Kukës Arena’ (dy skuadrat vjet pjesë e Superiores).

Sakaq, Flamurtari, absolutisht favoriti për të fituar Kategorinë, nis me duelin shtëpiak me Burrelin. Inferiorët zhvillojnë tre faza kampionat (dy faza sipas kalendarit të hedhur nga FSHF ndërsa e treta sipas formulës pas 22 javëve të para).

Kategoria e Parë, java e parë 24 gusht 2024

Të shtunën ora 17:00:

Flamurtari- Burreli

Vora- Apolonia

Valbona- Besa

Kukësi- Erzeni

Korabi- Lushnja

Pogradeci- Kastrioti/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!