Feliks: Jam i lumtur për kthimin te Çelsi

Atletiko e bleu te Benfika për 126 milion euro, Feliks mbyll në Madrid për aventurën e gjatë me Çelsin.

Riktheht te Çelsi, këtë radhë me një projekt afatgjatë. Mesfushori sulmues Zhoao Feliks ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me blutë e Londrës duke bërë që lojtari t’i japë fund shëtitjeve të shumëta.

Për portugezin Çelsi pagoi 42 milionë paundës plus 4.3 milionë paund të tjera si bonuse.

Ky ishte nënshkrimi i 36-të i përhershëm i Çelsit nën drejtimin e Tod Bohli.

Në vetëm dy vjet, janë shpenzuar mbi 1 miliard paund. Vetëm tetë klube angleze kanë shpenzuar më shumë në epokën me emrin Premier League.

24 vjeçari flet pas konkretizimit.

 “Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Çelsi dhe mezi pres të filloj. Mund të shoh disa fytyra të njohura nga hera e fundit që isha këtu, gjë që është gjithmonë e bukur dhe u thashë miqve dhe familjes se do të doja të kthehesha në Premier Ligë një ditë. Ta bësh këtë me Çelsin është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam i emocionuar që do të rikthehem”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!