Broja te Ipsuiç, mediat britanike e bëjnë të sigurtë

Mediat britanike raportojnë se Çelsi dhe Ipsuiç Taun kanë gjetur formulën e transferimit të sulmuesit kuqezi Amando Broja për te ekipi i ngjitur këtë sezon në Premier League. 

Me detajet për t’u zyrtarizuar duket se plani është; huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund, në rast se Ipsuiç Taun nuk rrëzohet në fund të sezonit nga Premier League.

“Ipswich Town po i afrohet huazimit të sulmuesit të Chelseat, Armando Broja. Një marrëveshje tani është arritur dhe nënshkrimi mund të shpallet brenda 24 orëve të ardhshme”, shkruan ChelsTransfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!