Zomer jep lajmin: Tërhiqem nga kombëtarja e Zvicrës

Jan Zomer mbyll aventurën me kombëtaren zviceriane. Lajmi kishte disa orë që ishte në ajër, por mëngjesin e sotëm portieri helvet e zyrtarizoi vendimin e tij me një postim në Instagram:

“I dashur futbolli zviceran, pas një reflektimi të kujdesshëm kam vendosur të përfundoj karrierën time si portier për kombëtaren zvicerane. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe 94 ndeshje ndërkombëtare.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë stafin, trajnerët dhe sigurisht familjen time, ekipin tim personal dhe tifozët zviceranë Pa mbështetjen tuaj dhe besimin tuaj tek unë, këto suksese nuk do të ishin të mundura tërësisht në klubin tim, Interin, me të cilin ende dua të fitoj shumë. Faleminderit, Zvicër!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!