Start Superiorie/ Radha e Laçit dhe Tiranës

  • Kurbinasit në ediconin e 25-të në Superiore dhe Tirana e rinovuar këtë edicion (26 herë kampione e vendit), përballen në orën 17:00 në stadiumin “Laçi”.

Sot starton zyrtarisht kampionati edhe për Laçin e Tiranën që do të zhvillojnë përballjen e tyre të parë të këtij sezoni të 86-të. Ekipet zbresin në fushë prej orës 17:00 me qëllimin e vetëm: një fillim të mbarë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Laçit ku bardhezinjtë e udhëhequr nga Armando Cungu pritet të vijnë me këtë rreshtim: Dajsinani, Mjaki, Lleshi, Opeh (Kurti), Prodani, Manellari, Bibo (Ujka), Kryeziu, Melo, Tresa, Barjamaj.

Mbetet për t’u parë çfarë do të rezervojë dueli i sotëm në Laç mes vendasve dhe bardhebluve të Shkëmbit.

Të grumbulluarit e Cungut për këtë ndeshje:

Dajsinani, Biba, Mjaki, Samuel Opeh, Lleshi, Prodani, Kryeziu, Manellari, Bibo, Uiliam Kordiero Melo, Tresa, Bajramaj, Kurti, Ceno, Bullari, Ballhysa, Taleb, Bocka, Ujka.

Te Tirana me trajnerin Bledi Shkëmbi (afruar këtë verë në stolin bardhblu), kontigjenti duket thuajse i gjithi i rinovuar. Do të jenë Selmani, Aran, Kola, Mici, Ismaili, Jonuzi, Soler, Tola,Abah, Bajroviç,Prengaj si 11 futbollistët e projektuar për këtë sfidë.

Jashtë kapiteni Përgjoni,Meta, Jaku, ndërsa futbollistë si Haxhiu, Ualid Zharmuni, Mahamadu Dembele, Gjumsi, Harizaj,e nisin nga stoli./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!