Serie A/ Teknologjia lë në baltë Mareskën, Doveri ndërhyn nga…salla

‘Goal Line Technology’ bëhët problemi i parë në javën e parë të Serie A. Kjo ngjau të shtunën në San Siro pas golit të Torinos kundër Milanit në minutën e 30-të të pjesës së parë.

Në fakt, gjyqtari Mareska nuk ka marrë raportin se topi i prekur nga mbrojtësi kuqezi Thiaw pas goditjes me kokë të Belaanovës kishte kaluar vijën e portës.

Mësohet se është bërë ndërhyrja e VAR-it aty ku drejtonte Doveri i cili ka vënë në dijeni arbitrin e ndeshjes për t’i dhënë golin ekipit të trajnerit Vanoli. Milan- Torina përfundoi 2-2./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!