Kone shëmbet në fushë, klubi: Është jashtë rrezikut

Shumë frikë, e më pas psherëtimë lehtësimi në Reims- Lilë (Ligue 1). Fytyra e mbuluar e Amadou Kone është përmbledhja e frikës dhe përplasjes së dhunshme që ndodhi me Angel Gomes.

I dëshpëruar pas përplasjes me lojtarin e Lilë, mesfushori i ri 19-vjeçar i Reims u kërkoi falje të gjithëve, edhe pas kartonit të kuq që mori në minutën e 16-të të ndeshjes së parë të sezonit në Ligue 1.

Gomes u përplas pa dashje me 23-vjeçarin anglez në një top ajrore në mënyrë të dhunshme. Kone ka marrë të gjithë forcën e shpatullës së kundërshtarit në kokë dhe është rrëzuar menjëherë, pa ndjenja.

Të gjithë lojtarët e pranishëm në fushë kanë lajmëruar menjëherë stafin mjekësor që të ndërhyjë sa më shpejt për të kontrolluar gjendjen fizike të Kones. Bruno Genesio (trajneri i Lilë) hyri në fushë për të qortuar gjyqtarin Eric Wattellier që nuk e ndaloi lojën mjaftueshëm shpejt.

Angel Gomes qëndroi në tokë për gati 30 minuta – raporton L’Equipe -, i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës, përpara se të merrej me barelë në gjendje të vetëdijshme për t’u dërguar menjëherë në spital. Pas një pushimi prej 35 minutash, ndeshja rifilloi.

Më pas Lilë, përmes profilit zyrtar X, u ka komunikuar të gjithëve lajmin e mirë: “Mund të konfirmojmë se Angel Gomes ka rigjetur vetëdijen dhe është transferuar në spital. Mendimet tona janë me të”, shkroi klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!