Pas Tafas, Teuta zyrtarizon sulmuesin shkodran

U hodh si zëvëndëndësues në testin ndaj Laçit për të shënuar një supergol me bluzën e Teutës me numër 9-të. Aksioni nga e djathta me topin që shkon në hyrje të zonës teksa lojtari godet tokazi për të kaluar topin në të djathtë të Dajsinanit.

Aq ka mjaftuar që Teuta t’i ofrojë kontratën Kristian Preknicajt ndërsa shënoi plot 6 gola vjet me lagunarët. Kështu sulmesi 22-vjeçar nga Shkodra zyrtarizohet te Teuta duke rritur cilësinë përpara.

Njoftimi i klubit:

KF Teuta njofton afrimin e sulmuesit Kristian Preknicaj. Sulmesi 22-vjeçar afrohet te Teuta nga Lushnja, ku sezonin e fundit ka spikatur me 6 gola, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat. Klubi i Teutës mirëpret sulmuesin Preknicajn dhe i uron shumë gola me fanellën blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!