U prezantua te Uest Hem, Fulkryg: Erdha te një klub i madh

Sulmuesi gjerman Niklas Fulkryg është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Uest Hem në Premier League. Ai ka firmosur për katër sezonet e ardhshme me klubin londinez. 31-vjeçari luajti sezonin e kaluar për Dortmund.

Fill pas prezantimit te Uest Hema ka deklaruar:

 

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të futem në fushë me shokët e mi të rinj. Mendoj se Premier League është liga më e mirë në botë dhe për mua është koha e duhur për të kaluar në Angli dhe për të luajtur për një klub i madh si West Hami”.

“Unë kam menduar për West Ham për një kohë të gjatë. E njoh shumë mirë drejtorin teknik Tim Steidten, sepse ne kishim një të kaluar së bashku në Werder Bremen. Pashë disa ndeshje dhe pashë se sa cilësi ka në këtë ekip.

Mundësia për të luajtur nën drejtimin e trajnerit Lopetegui ishte shumë stimuluese për mua stili i tij i lojës dhe jam i sigurt se falë tij do të jem në gjendje të jap më të mirën time dhe të shënoj shumë gola.” tha gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!