Miqësore/ Vllaznia, Laçi dhe Flamurtari tre barazime…

Thuajse dy javë nga starti i sezonit të ri futbollistik, skuadrat vijojnë me përgatitjet. Ekipi i Laçit ka zhvilluar sot një test brenda shtëpisë ku ekipi i parë u përball me atë të moshave dhe disa lojtarë të tjerë në provë.

90 minutat e luajtura në stadiumin e Laçit u mbyllën në barazim 2-2 ku të parët shënuan ‘të vegjlit’ duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Më pas, Tresa barazoi me penallti teksa u kundërpërgjigj dhe njëherë ekipi ‘i ri’ me një gol mjaft të bukur. Për Laçin A shënoi Prodani me kokë dhe vulosi baraspeshën përfundimtare në 2-2.

Sakaq, edhe Vllaznia me Teutën u përballën sot në “Loro Boriçi” duke regjistruar një barazim 3-3. Vllaznia shënoi me Balaj, Dodaj dhe Ildi Gruda. Për Teutën e Martinit, golat erdhen me Ergys Peposhin, Markun dhe Boçin.

Ndërkaq Pogradeci dhe Flamurtari mbyllën në barazim 1-1 duelin miqësor luajtur në Pogradec./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!