Testi/ Flamurtari barazon ndaj Pogradecit, e radhës me Skënderbeun

Me 9 gusht vlonjatët takohen në miqësore me Skëndërbeun ndërsa edhe Pogradeci ka në plan një tjetër miqësore me korçarët.

Pogradeci dhe Flamurtari u takuan sot në një test miqësor në ‘Gjorgji Kyçyku’ të Pogradecit. Kjo ndeshje pritej me vemendje nga kampi vlonjat i cili ka kryer një merkato vërtetë speciale.

Megjithatë ishin vendasit e teknikut Nikaj ata që shkuan përpara me Danladi në fillim të pjesës së parë teksa në të dytën Flamurtari barazoi me Oshafin.

Ritmi mbeti në kufinjë e luftarakes por gola të tjerë nuk pati. Afrimi i fundit te vlonjatët Valentino Murataj nuk u aktivizua pasi mbart një dëmtim që nga angazhimi në Europë me Partizanin./Moisi Dalipi/

Flamurtari shkruan në Facebook:

KS Pogradeci 1 : 1 Flamurtari F.C

Formacioni zyrtar :Ne porte : FrasheriNe mbrojtje : Hasa, D.Pjeshka ( C ) , Atanda, Trashi

Ne mesfushe : Batha , Allmuca , P. Pjeshka.

Sulmi : Hoxhaj, Shkurtaj , Cobián .

U aktivizuan : Kaloshi, Fernando , Selimi, Adem , Leshi , Oshafi , Beqja, Marku.

Shenues : Oshafi. Vlen te theksohen dy raste te shperdoruara nga Leshi dhe nje gol i anulluar i shenuar nga Oshafi kur ndeshja ishte 1-1Edhe pse ekipi kishte zhvilluar seance stervitore paradite , ritmi i lojes ishte teper i lart, ndeshja e dominuar deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!