Sainz lë Ferrarin, dy vite kontratë me Williams Racing

Piloti spanjoll Karlos Sainz do t’i bashkohet skuderisë Williams Racing nga viti 2025.

Williams Racing ka njoftuar nënshkrimin me Karlos Sainz me një kontratë dyvjeçare që fillon në 2025 me opsione zgjatjeje. Me një dekadë garë në Formula 1, Sainz i bashkohet Williams i cili ikën nga Ferrari.

Në karrierën e tij të deritanishme në Formula 1, 29-vjeçari nga Madridi ka arritur tre fitore, 23 podiume, mbi 1100 pikë në karrierë dhe aktualisht është i pesti në kampionatin e pilotëve të këtij sezoni.

Spanjolli në këtë aventurë të re do të garojë së bashku me Aleks Albon për Williams Racing në 2025 dhe 2026,. I bie në vitin e fundit me rregulloret teknike aktuale. Sainz do të të përdorë në makinë numrin 55.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!