Tronditëse/ Roberto Baxhio: Luajta gjithë karrierën me një këmbë e gjysmë

Roberto Baxhio sot 57 vjeç, kampion bote me Italinë, lakohet si ndër fubollistët më të mirë të historisë së re të futbollit italian. Nisi me Viçencën, më pas te Fiorentina për të kulmuar me Juventus teksa me bardhezinjtë ia doli të fitojë edhe një ‘Top të Artë’ (1993).

Më pas te Milan, Bolonja, Inter dhe Bresha. me ekipin e ‘dallendysheve’ aty ku ishte në një skuadër me Igli Taren.

Megjithatë pas futbollit ‘bishtaleci’ ka rrënqethur opinionin sportiv me një deklaratë tejt të çuditëshme. ‘Curiosauro’ referuar thënjeve të kampionit të madh shkruan:

“Më quajtën pacient imagjinar. Ata kurrë nuk e dinin që unë luajta gjithë karrierën time profesionale me një këmbë e gjysmë. Mijëra orë shtesë për të mbajtur gjallë një gjymtyrë që mund të zvogëlohej dita ditës. Unë kurrë nuk kam qenë plotësisht mirë, kurrë. Nëse do të kisha luajtur vetëm ato ndeshje kur ndihesha qind për qind, do të kishim folur për tre ndeshje në vit.
Që kur më njeh publiku, kam jetuar me dhimbje, 220 ndërhyrje dhe një gju të kronometruar. Driblimi im më i mirë ishte pikërisht ky, të ecja përpara, pavarësisht gjithçkaje. Nuk më interesojnë fjalët, duke i vendosur vetes objektivë të rinj çdo ditë”.
•Roberto Baggio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!