Danimarkë/ Hjulmand i lë vendin Vieghorst

Ndeshja me Gjermaninë në Euro 2024, ishte e fundit për Hjulmand

Ish-trajneri i kombëtares daneze të futbollit, Kasper Hjulmand (52), ka dhënë dorëheqjen, njoftoi pak ditë më parë Federata Daneze e Futbollit (DBU).

Hjulmand udhëhoqi kombëtaren daneze në gjysmëfinalen e EURO 2020, dhe në fazën e 16-të të Kampionatit Evropian të fundit në Gjermani, ndërsa në Botërorin e fundit në 2022, danezët u eliminuan në grup.

Në dy turnetë e fundit të mëdhenj (EURO 2024, WC 2020), Danimarka luajti shtatë ndeshje pa fitore dhe me vetëm tre gola të shënuar.Skuadra ka nevojë për energji të reja. Hjulmand tha: “Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të isha trajner i kombëtares për katër vjet. Bëra maksimumin për të arritur sukses dhe për të mbledhur njerëz rreth ekipit. Të përfaqësoja vendin tim ishte absolutisht gjëja më e madhe që mund të mendoj, por nuk ka të bëjë me mua. Bëhet fjalë për atë që është më e mira për ekipin”, tha Hjulmand për faqen e DBU.

Morten Vieghorst do të jetë trajneri i përkohshëm i kombëtares deri në vitin 2025, njoftoi Federata e Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!