TAS përjashton presidentin e RFEF, Pedro Roça
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Pedro Roça shkeli rregullat administrative, shkarkimi i Kamps i kushton shtrenjtë.
Gjykata Administrative e Sporteve (TAS) ka dënuar presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Pedro Roça me dy vjet përjashtim dhe gjobë prej 33 mijë eurosh.
Jehona e festës së madhe që u zhvillua të hënën në Plaza de la Cibeles në Madrid, për suksesin e Spanjës në Euro 2024 solli edhe lajmin e keq për RFEF teksa TAS bëri publik lajmin që preku dhe njëherë nivelet më të larta të futbollit spanjoll.
Rezoluta pranon pjesërisht propozimin e Prokurores së Shtetit Marina Adela Porta. Presidenti u sanksionua për shkarkimin e Andreu Kamps, ish-sekretar i përgjithshëm i Federatës, dhe shkarkoi anëtarët e tjerë të bordit të drejtorëve të federatës të kryesuar nga Roça.
Veprimet e tij u konsideruan si shkelje të rregulloreve të disiplinës sportive dhe ishin një “shkelje shumë e rëndë” e nenit 76. 1, që lidhet me shpërdorimin e autoritetit.