Tadej Pogaçar fiton për herë të tretë ‘Tour de France’

  • Slloveni 25 vjeçar Tadej Pogaçar fiton turin e çiklizmit në ‘Tour De France’ 2024. Çiklisti mbërriti i pari në etapën e fundit Monako- Nicë duke konkluduar i pari pas startit të këtij edicioni nga Firence.

Kampioni më i ri i cili e kishte fituar turin e Francës edhe në vitet 2020 dhe 2021, ia doli të shkruajë historinë në këtë sport aq të ndjekur në mbarë botën.

Me suksesin e sotëm (i fundit sezonal) Pogaçar i lindur në Klanec bëhët çiklisti i dytë pas Marko Pantanit (1998) që fiton ‘Xhiro Italia’ e Tur de France’.

Kështu, ata që prisnin një epilog ndryshe u zhgënjyen në fazën e fundit. Tadej Pogaçar mbizotëroi garën kronometër (33.7km) nga Principata e Monakos në Nicë, duke i lënë prapa rivalëve të tij.

Slloveni përfundoi me kohën 45’24”, duke paraprirë Jonas Vingegard me 1’03” dhe Remko Evenepoel me 1’14”.

Të dy çiklistët do ta shoqërojnë gjithashtu në podiumin e tij të tretë në Tour de France. /Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!