‘Paris 2024’, Gega ‘flamurmbajtësja kuqezi’

Në vigjilje të eventit të madh të Parisit, sportistët shqiptarë takohen nga autoritetet shtetërore të vendit. Manastirilu i dorëzon kampionës Luiza Gega flamurin e përfaqësimit.
Luiza Gega, Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev, Sherman Valiev, Franko Burraj, Kaltra Meça, Greis Koxhaku dhe Manjola Konini janë përfaqësuesit e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Lojërat Olimpike Paris 2024 nisin më 26 korrik dhe do të mbyllën më 11 gusht 2024
Luiza Gega do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Ishte ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila i ka dorëzuar kampiones së vrapimit Luiza Gega flamurin teksa më pas ka uruar sportistët në aktivitetin e madh të Parisit.
“Presim që të jepni më të mirën dhe të sillni rezultate sa më të mira duke filluar nga garat e atletikës. Ndaj i uroj Luiza Gegës, kampiones sonë dhe kapitenes së ekipit tonë shqiptar në Lojërat Olimpike. I uroj suksese Frankos. Suksese sportistëve në tapet Abakarov, Dudaev dhe Valiev. Manjolës në qitje dhe Greisit e Kaltrës në not”, theksoi Manastirliu.